E Diel, 1 Nëntor 2026

Burrel, banesa shkrumbohet nga flakët, 12 anëtarët e saj në qiell të hapur

BURREL- Digjet tërësisht një banesë në Lagjen “Drita” në Burrel, duke lënë të qiell të hapur 12 anëtarët e kësaj familje.

Ngjarja është shënuar rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, por fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar. Banesa ishte në pronësi të shtetasit, Ahmet Kola.

Gjatë kohës së rënies së zjarrit në banesë ndodheshin të gjithë anëtarët e kësaj familje, të cilët kanë njoftuar forcat zjarrfikëse, që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, duke neutralizuar flakët, si dhe duke shmangur rrezikun për banesat e tjera. Shkak i zjarrit paraprakisht dyshohet një shkëndijë elektrike.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›