Maskat sulmojne udhetaret ne Qafe Qele te Pukes
Pese persona u plagosen nga nje sulm i grabitësve me maska në aksin Shkodër-Pukë në vendin e quajtur Qafë Qele.
Pjesëtarët e dy familjeve Kopani dhe Xhaferi u gjenden ne breshëri te plumbave, nder te plagosurit dhe dy femije.
Te plagosur nga bresheria e plumbave mbeten Valbona Kopani 40 vjeç, motra e saj Mirjeta Xhaferi së bashku me bashëshortin Zamir Xhaferi 43 vjeç dhe dy fëmijët Armando dhe Eris Xhaferi.
Pesë të plagosurit e familjes Kopani dhe Xhaferraj, shtrohen në Spitalin Qendror të Traumës në Tiranë, ku janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale…
Për mjekët, gjendjen më të vështirë e ka 5 vjeçari Ers Xhaferraj, i cili ka marr një plumb në krah, ku i është dëmtuar arteria kryesore…
Oborri spitalit është mbushur me familjarët e të dy familjeve Kopani dhe Xhaferraj, të cilët të përlotur takonin të afërmit e tyre të vendosur në pavijonin e ortopedisë në katin e dytë. Këtu takojmë edhe shoferin e makinës, i cili ka refuzuar ti ndalet grabitësve.
Kjo ngjarje ndodh ne kulmin e sezonit turistik ne vend. Nje krim me permasa te tilla, nuk eshte thjesht prishje e nje imazhi te zakonshem te vendit tone, por jane ngjarje qe do ndikojnë direkte ne pritshmerite nga turizmi. Dy grabitjet me te fundit, kane nisur te ndikojne tek ata pushues qe deshirojne te kalojne sezonin ne Shqiperi.