PS pritet të depozitojë ankimimin për tabelën përmbledhëse të qarkut Lezhë
TIRANË- Partia Socialiste pritet të depozitojë në KQZ kërkesën ankimore për tabelën përmbledhëse të qarkut Lezhë. Rezultati i miratuar nga KQZ pak ditë më parë ndryshoi numrin e mandateve sipas koalicioneve, duke i kaluar një mandat koalicionit të djathtë që siguroi 4 mandate, ndërsa koalicioni i majtë mori 3 mandate.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot pritet të marrë në shqyrtim ankimimet e subjekteve zgjedhore për rezultatet e votimit të 23 qershorit, në qarqe të ndryshme të vendit.
Shqyrtimi i kërkesave ankimore do të çelet me ankimimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim për rezultatin në qarkun e Kukësit. Më pas, Komisioni do të marrë në shqyrim ankimimin e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, për të vijuar me një numër të madh ankesash të Partisë Kristiandemokrate të Shqipërisë, si dhe të Partisë së Pensionistëve Shqiptarë, të Partisë Republikane, etj.
Lëvizja Socialiste për Integrim pretendon se ajo është fituese e një mandati në qarkun e Kukësit, ndërsa sipas rezultatit të deritanishëm Partia Demokratike ka siguruar 3 mandate dhe Partia Socialiste 1 mandat.
Gjithashtu prite të shqyrtohet kërkesa e kandidatit të pavarur për Qarkun e Fierit, Dritan Prifti.
(e.m/BalkanWeb)