Burrel, drejtori i burgut i jep lekë për të shkuar në shtëpi, i dënuari thyen lejen nuk kthehet më
BURREL- I jepet leje 5 ditore një të burgosuri në Burrel, për të vizituar bashkëshorten e tij, e cila është shtatzënë, por nuk kthehet më në ambientet e burgut. Mësohet se i burgosuri, Afrim Zeneli i dënuar me 14 vite nën akuzën e vjedhjes, largohet nga burgu 6 muaj para përfundimit të dënimit, me pretekstin se do të takojë bashkëshorten shtatzënë, por sot kur ka përfunduar afati i lejes ai nuk është rikthyer.
Drejtoria e Burgut në Burrel, bën të ditur se ditën e largimit Afrim Zeneli nuk kishte asnjë qindarkë me vete, madje atij i është dhënë një sasi parash prej 20 mijë lekësh nga drejtori i Burgut të Sigurisë së Larte në Burrel, Demir Çupi.
Pas mosparaqitjes së të burgosurit në orën 12:00 pranë ambienteve të burgut, menjëherë Drejtoria e Burgjeve, ka dërguar fugonin e policisë në shtëpinë e tij në Kukës, me idenë se s’do ketë pasur mundësi ekonomike për tu rikthyer, ose ndonjë shkak tjetër që ka penguar kthimin ne kohe. Por, aktualisht kjo gjë mbetet ende e pasqaruar nga Drejtoria e Burgjeve.
(e.m/News24/BalkanWeb)