Burrel e Lezhe te burgosurit Jemi ne greve

Burgjet e mohojne greven. Te burgosurit nga ana tjeter thone se prej tri ditesh nuk marrin ushqimin
TIRAN- Disa nga te burgosurit qe vuajne denimet ne burgun e sigurise se larte ne Burrel dhe ne burgun e Lezhes prej disa ditesh refuzojne ushqimin e institucionit duke kerkuar respektimin e te drejtave te tyre. Lajmi konfirmohet nga vete te burgosurit nga tre institucione riedukimi si dhe nga burime te brendshme. Zyrtarisht Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve mohoi nje fakt te tille.
Per dy dite ne kohen e shperndarjes se ushqimit te drekes ne institucionin e vuajtjes se denimit ne Lezhe rreth 30 te denuar refuzuan ushqimin por vazhduan konsumimin e ushqimeve ne dhomat e tyre. Refuzimi zgjati vetem dy dite dhe tashme gjithcka eshte normale. Mospranimi ndodhi pasi te denuarit kerkonin qe Kuvendi i Shqiperise te aplikonte amnisti dhe Presidenti i Republikes miratonte falje tri here ne vit-thane burime zyrtare te Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve.
Me tej burimet mohuan qe te denuar te burgut te Burrelit te jene perfshire ne refuzimin e ushqimeve te institucionit. Ne te kundert burime te Shekullit si dhe te denuar ne burg sqaruan ne Burrel ne sektorin e sigurise se larte prej tri ditesh rreth 70 te denuar te refuziojne ushqimet e shperndara nga Institucioni.
Po keshtu disa nga te denuarit e burgut te Peqinit kane refuzuar ushqimet duke u solidarizuar me bashkevuajtesit e tyre ne burgun e Burrelit. Greva e urise lidhet me mohimin e lejeve shperblyese qe te denuarve iu takon me ligj me 20 dite liri ne vit. Kjo e drejte i lejohet cdo te denuari qe ka kryer me shume se gjysmen e denimit dhe ka sjellje te mire. Kjo e drejte prej gati dy muajsh nuk funksionon ne burgun e Burrelit-thuhet nga burimet.
Sipas tyre te denuarit jane irrituar per faktin se ne te gjitha burgjet e vendit per festat e Vitit te Ri nje pjese e te denuarve kane marre leje shperblyese per te qene prane familjeve te tyre por ne burgun e Burrelit kjo nuk eshte lejuar duke sjelle pakenaqesi mes te denuarve. Gjithashtu mes kerkesave te te denuarve eshte edhe ajo e njohjes se diteve te punes brenda institucionit te vuajtjes se denimit.
Shkak per mos njohjen e diteve te punes eshte bere nje urdher i nje prokurori te Burrelit i cili bie ndesh me rregulloren e miratuar nga Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve Ministria e Drejtesise dhe Kuvendi. Ne rast se nje i denuar kerkon ti njihen ditet e punes ai eshte i detyruar ti drejtohet gjykates per tu shprehur me vendim-thuhet nga burimet prane burgut te Burrelit