Vrau gruan per xhelozi ne Lushnje kapet ne Athine
TIRAN- Arrestohet ne Athine te Greqise nje i kerkuar per vrasjen e bashkeshortes se tij ne vitin 1998. Apostol Sotiri43-vjec nga fshati Gradishte e Lushnjes u arrestua dje ne mesdite ne Athine nga efektivet e policise se metropolit grek ndersa ishte ne listen e te kerkuarve te Interpol Tiranes. Ai sipas burimeve te Policise se Shtetit ishte shpallur ne kerkim qe prej vitit 1998 pasi me 10 tetor te atij viti kishte vrare bashkeshorten e tij per motive te dobeta.
Me teper se dy muaj pas krimit ai u denua nga gjykata me burgim te perjetshem me akuzat e vrasjes dhe armembajtjes pa leje. Vec vrasjes se bashkeshortes Apostol Sotiri per motive xhelozie ka tentuar te vrase gjithashtu nje person tjeter per te cilin ai dyshonte se ishte i dashuri i gruas se tij.
Sipas policise Sotiri kishte qelluar gruan e tij me tete plumba duke i shkaktuar asaj vdekjen e menjehershme. Me pas ai largua ne drejtim te Greqise ku edhe u arrestua dje me nje pasaporte me gjeneralitete te tjera.