E Diel, 1 Nëntor 2026

Energjia elektrike shkrumbohen dy banesa

SHKODR - Dy banesa jane shkrumbuar nga zjarri ne fshatin Boks ne komunen e Postribes ne rrethin e Shkodres. Ngjarja e rende ka ndodhur ne oret e vona te se enjtes kur banesat e familjeve Plangaj jane perfshire nga flaket te cilat jane perhapur duke rrezikuar seriozisht dhe se paku 10 banesa te tjera te cilat ndodhen ngjitur me njera-tjetren ne nje siperfaqe te vogel.


Sipas pjesetareve te familjes Plangaj ne fshatin e tyre nuk ka pasur energji elektrike. Sapo ajo ka ardhur eshte degjuar nje zhurme dhe me pas jane pare flaket qe kane pershire fillimisht banesen e Aziz Plangajt dhe me pas ate ngjitur ne nje kulm me te.


Banoret kane mundur te dalin jashte dhe kane lajmeruar zjarrfikeset. Ndersa nuk eshte mundur te behet asgje ne pjesen e perfshire nga zjarri problem ka qene perhapja e tij ne banesat qe jane ngjitur dhe ne kulm me njera - tjetren.


Sipas banoreve zjarrfikeset kane ardhur shume shpejt per rreth 5 minuta dhe nderhyrja e tyre ka qene vendimtare per te mos lejuar perhapjen e zjarrit tek shtepite e tjera. Zjarri ka shkrumbuar gjithcka dhe ka shembur tavanin e baneses se Sanije Plangajt qe ndodhej aty bashke me vajzen dhe nipin 25 vjec.


Po keshtu dhe 5 pjesetaret e familjes tjeter Plangaj jane demtuar nga zjarri ndersa kane mundur te dalin jashte baneses me shpejtesi. Sanije Plangaj rrefen se kane qene duke u ngrohur me sobe me dru pasi nuk ishte drita. Sapo erdhen dritat u degjua nje krisme dhe dola te shoh nese e kisha mbyllur mire deren.


Ne korridor pashe flaken. Kemi mundur te dalim duke bertitur dhe kane qene te afermit e fqinjet prane qe kane ardhur te paret. Kemi shpetuar ndersa nuk kemi mundur te nxjerrim ndonje rrobe as orendi. Shtepia eshte e vjeter dhe zjarri eshte perhapur shpejt- tregon Sanija.


Te afermit e fqinjet tregojne se jane perpjekur me zorra e pompa uji por vetem nderhyrja e zjarrfikeseve ka mundur ta shuaje zjarrin dhe pengoje perhapjen e tij tek banesat e tjera. Pas ekspertizes se bere ka rezultuar se shkak i zjarrit ka qene nje shkendije elektrike ne rrjetin elektrik te amortizuar te baneses se vjeter.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›