E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burrel, familja e varfër: Po na shembet shtëpia

Një familje e varfër në rrethin e Matit, jo vetëm që nuk mund të mendojë për blerjen e kartave të identitetit pasi kushtet ekonomike janë nën kufijtë minimale, por kjo familje jeton çdo ditë me frikën e shembjes së banesës, pasi toka ka pësuar rrëshqitje. 

MAT- Familja Nikolla në fshatin Kujtim të rrethit të Matit jeton mes varfërisë së tejskajshme. Familja e cila përbëhet nga 9 anëtarë e ka të vështirë të sigurojë bukën e gojës me pak të ardhura mujore që siguron nga marrja e ndihmës ekonomike. Në këtë familje asnjë prej anëtarëve nuk është i punësuar, sikur të mos i mjaftonte skamja e tyre një rrezik i madh u kanoset 9 anëtarëve të familjes Nikolli që është rreziku i shembjes së shtëpisë nga rrëshqitja e tokës.

Këto pak të ardhura që kjo familje siguron nga ndihma ekonomike nuk mjaftojnë as për të siguruar as kafshatën e përditshme, mjerim ky që për ta nuk mund të kapërdihet. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›