E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrezikohen nga rrëshqitja e dheut 64 shtëpi në Gramsh

Rrëshqitjet e dheut në fshatin Kalaj në komunën Kukur në juglindje të rrethit të Gramshit, rrezikojnë 64 shtëpi të këtij fshati. Alarmi për këtë situatë të krijuar ditë më parë u dha në televizionin “News24”. Banorët janë duke jetuar mes panikut. 

GRAMSH- Aktivizohen rrëshqitjet e dheut në fshatin Kalaj në komunën Kukur në juglindje të rrethit të Gramshit. Momentalisht është bërë evakuimi i një prej tre familjeve të cilat janë më të rrezikuara. Të paktën 64 shtëpi të fshatit Kalaj që prej disa ditësh ndodhen nën kërcënimin serioz të kësaj fatkeqësie natyrore që ka prekur fshatin e largët të Gramshit. Alarmi për këtë situatë të krijuar ditë më parë u dha në televizionin “News24”. Banorët e të gjithë fshatit janë duke jetuar mes panikut e tmerrit të krijuar nga kjo fatkeqësi natyrore.
Tashmë kjo rrëshqitje është aktivizuar çka i mban në ankth dhe banorët e këtij fshati lidhur me rrezikun që mbetet evident. Rrëshqitja e masës së zbutur të tokës i përngjan një llave vullkanike. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›