“Euro Bank” në pranga tre persona, falsifikonin para
3 persona kanë rënë sot në pranga e policisë së Tiranës nën akuzën e falsikimit të parave. Policia bëri të mundur kapjen e tyre në flagrancë gjatë momenteve të këmbimit të një shume prej afro 300 dollarësh fallso, në një bankë private.
TIRANE- 3 persona kanë rënë sot në pranga e policisë së Tiranës nën akuzën e falsikimit të parave. Ka qënë një operacion i organizuar nga Antikrimi i Tiranës i koduar me “Euro bank” ajo që solli arrestimin në flagrancë të tre shtetasve .
Hasan Dardha, 24 vjec, banues në Tiranë, Altin Plaku, 23 - vjec, lindur dhe banues në Durrës, dhe Hekuran Curri, 25 vjec, banues në Tiranë.
Të tre të sipërpërmendurit u kapën në afëri të rrugës së Kavajës gjatë momenteve të këmbimit të një shume prej afro 300 dollarësh, në një bankë private. Aksioni i policisë vazhdoi dhe me tej ku Ervis Dardhës ju gjetën edhe 2000 dollarë të tjerë të prerjes 100 dollarëshe të falsifikuar.
Nga hetimet rezultoi se këtë shumë valute, Dradha e kishte marrë nga dy shtetas të tjerë Altin Plaku dhe Hekuran Curri.
Ndërkohë gjatë kontrollit të banesës së Plakut, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale shumën e 1250 eurove fallso.
Tre të arrestuarit akuzohen për konsumimin e veprës penale të “falsifikimit të monedhave”. Policia po heton gjithashtu edhe mënyrën dhe rrugën si janë siguruar dhe prodhuar dollarët fallso dhe sa i shtrirë është rrjeti i përdorimit të tyre.(e.n/news24/balkanweb)