Burrel, përjashtohet nga shkolla 17 vjeçaria, me ferexhe
Një 17 vjeçare është përjashtuar nga shkolla për shkak se mbante ferexhe, me shpjegimin se shkolla është laike dhe nuk lejon simbole fetare. Ajo është Florida Kola, e cila vazhdonte vitin e tretë në gjimnazin “Pjetër Budi” në Burrel.
BURREL- Florida Kola është nxënëse në vitin e tretë të shkollës së mesme “Pjetër Budi” në Burrel, ajo është një besimtare e devotshme e besimi islam prej 8 vitesh. Historia e kësdaj besimtareje të veshur me ferexhe siç e do feja mysliname nuk mbaron këtu, ajo studion në një shkollë laike çka ka hasur në kundërshti të plotë për shkak të veshjes që Florida ka vendosur të mbajë. Prezenca e saj me fytyrë të mbuluar në ambientet e kësaj shkolle i ka kushtuar, pasi drejtuesit e shkollës i kanë kërkuar që të kthehet në shtëpi me shpjegimin se shkolla është laike dhe nuk mund te pranohen veshje me simbole fetare.
“Kur shkova në shkollë, më përjashtuan për shkak të shamisë që unë mbaj, kjo gjë më bëri të ndjehem shumë keq. Shaminë e kam vendos me dëshirën time, por unë dua që të shkoj edhe në shkollë”- është shprehur Florida.
Pasi është kthyer në shtëpi vajza i ka treguar prindërve për situatën e krijuar jashtë vullnetit të saj. Daja i vajzës Flamur Lleshi ka kërkuar takim me Drejtorinë Arsimore, nga ku ka marrë sqarimin se arsimi parauniversitarë publik ka karakter laik dhe se ndalohet indokrinimi ideologjik fetarë.
Praktikat që Florida predikon nga mësimet e islamit të fesë që ajo mbron me fanatizëm, duket se do të ketë kosto të lartë të së ardhmes së saj. Daja i Floridës lidhur me këtë ngjarje është drejtuar deri në Prokurorinë e rrethit. Historia e 17 vjeçares nuk është i vetmi rast që femrat që predikojnë fenë islame të mos lejohen të ndjekin studimet në shkollat laike duke i hequr atyre të drejtën e arsimimit. (a.r/news24/balkanweb)