Aksident në aksin Golem-Kavajë, një i plagosur
Një aksident me pasojë plagosjen e drejtuesit të një automjeti ka ndodhur në orët e para të pasdites së sotme në aksin rrugor Golem-Kavajë. Sipas policisë bëhet e ditur se shkak i këtij aksidenti ka qenë çarja e gomës së autoveturë.
KAVAJE- Dy autovetura me targa italiane janë përplasur pasditen e sotme në kryqëzimin e Malit të Robit në aksin rrugor Golem-Kavajë. Përplasja është shënuar rreth orës 15.30 minuta, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur drejtuesi i njërit prej automjeteve Aurel Bela 43 vjeç, banues në Kodërkamëz të Tiranës.
Policia e komisariatit të qytetit të Kavajës, ka shkuar menjëherë në vendngjarje ndërsa i dëmtuari është nisur me urgjencë drejt spitalit të Durrësit e më pas në Spitalin Ushtarak të Tiranës, për shkak të gjendjes së tij jo të mirë. Burime nga policia bëjnë të ditur se shkaku i aksidentit është bërë çarja e gomës së autoveturës tip Opel me targa italiane e drejtuar nga Aurel Bala, defekt i cili ka bërë që automjeti të dalë nga rruga duke goditur automjetin tjetër tip Benz po me targa italiane, i cili vinte në krah të kundërt. Sipas mjekëve gjendja e të plagosurit është jashtë rrezikut për jetën. Ky aksident i rradhës në superstradën Plepa-Kavajë shkaktoji radhë të gjata të automjeteve pasi policia mbajti të bllokuar rrugën për rreth 20 minuta. (a.r/news24/balkanweb)