Elbasan,digjet banesa vdes i moshuari

Një 75-vjeçar ka humbur jetën mes flakëve, pasi banesa e tij ka marrë zjarr. Hyqmet Lisi nuk ka mundur të shpëtojë nga plagët e rënda të shkaktuara nga zjarri. Ngjarja ndodhi në lagjen "28 nëntori". Ende nuk dihen shkaqet që mund të kenë çuar në shpërthimin e flakëve. Policia është nisur drejt vendngjarjes për hetime të mëtejshme.