Burrel plagosen dy persona per hakmarrje

Nje ngjare e rende eshte shenuar ne oret e pasdites se sotme ne Burrel ku sipas policise vendore nje minoren ka qelluar me arme ndaj nje 40 vjecari duke e plagosur rende ate.
Ka qene ora 15.30 kur qyteti i trazuar i Burrelit per disa vite serish eshte tronditur nga vijimi i serialit te pritave ne vendin e quajtur Lagjia e re. Nga ngjarja ne fjale eshte plagosur me arme zjarri nje shtetas. Nga veprimet e parasipas burimeve policore rezultoi te jete plagosur shtetasi Ismet Kola 40 vjec nga Burreli i cili u dergua ne spitalin e Burrelit per te marre mjekimin e nevojshem dhe me pas per ne spitalin ushtarak ne Tirane.
Sipas policise autori i kesaj plagosje dyshohet te jete shtetasi me iniciale U.D rreth 16 vjec nga qyteti i Burrelit i cili eshte larguar nga vendi i ngjarjes.
Mendohet se ngjarja ka lidhje me nje serial vrasjesh e eleminimesh ne mes te dy familjeve ne kete qytet por policia ende tregohet e rezervuar ne dhenien e nje versioni te plote. Per momentin behet e ditur se autorit ka qelluar ne drejtim te 40 vjecarit teksa ecte rruges sebashku me nje qytetar tjeter. Mesohet se atentatori levizte me nje makine me xhama te zinj.