E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Zgjedhjet e 8 majit zgjidhje per qytetaret

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta i shoqëruar nga ministri i Brendshëm , z. Bujar Nishani, ka prezantuar dje kandidaten e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për kreun e Komunës Ndroq, Fatime Goga.

Duke theksuar se vota për kandidatët e “Aleancës për Qytetarin”, është një votë për qytetarët, për vënien në jetë të projekteve të tyre, Meta ka ftuar të gjithë banorët të votojnë Gogën më 8maj.

“Do të jetë një progres shumë i rëndësishëm për të gjithë Shqipërinë, sepse mesazhi i “Aleancës për Qytetarin” ka qenë dhe mbetet shumë i qartë, këto janë zgjedhje në të mirën e komunitetit, nuk janë zgjedhje në të mirën e karrierës së politikanëve të caktuar, ndaj e gjithë fushata e kandidatëve tanë është bazuar mbi projektet që përmirësojnë jetën e çdo komuniteti dhe jo mbi gjuhën e konfliktit politik”, ka theksuar kreu i LSI gjatë fjalës së tij. Duke shtuar se vota për Fatime Gogën do të jetë një votë për progresin e komunitetit të Ndroqit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›