“Aleanca Ekologjike Evropiane”, mbyll fushatën në kryeqytet

Me akuza kundër betonimit të kryeqytetit dhe shtimit të hapsirave të gjelbëra, kryetari i “Aleancës Ekologjike Evropiane” Sazan Gurri, ka mbyllur fushatën elektorale në kryeqytet. Sensibilizimin e tij kundrejt argumentave të dhënë nga ambientalisti Gurri, ka shprehur edhe Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili.
Zgjerimi i kryeqytetit përtej Unazes së madhe, është një nga objektivat kryesore të “Aleancës Ekologjike Evropiane”.