E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burrel, rrëshqitja e tokës rrezikon një familje

Fenomeni i rrëshqitjes së tokës duket se po shfaqet edhe në zona të tjera. Rastet e ndodhura në Kavajë, Pogradec e Gramsh nuk janë të vetmet pasi dhe një familje në Komsi të Burrelit kanoset nga rreziku i shembjes së banesës. 

BURREL- Rrëshqitjetet e vazhdueshme të tokës rrezikojnë seriozisht jetën e një prej familjeve në fshatin Komsi të Burrelit. Banesa e familjes Kola ndodhet në gjendje kritike shumë pranë rrëshqitjes së dheut dhe familjarët janë detyruar që përkohësisht të braktisin banesën e tyre për shkak të rrezikut që u kanoset. Shtëpia ka marrë plasaritje në mure dhe mund të përfundojë në rrjedhën e lumit Mat, familjarët janë në ankth për fatin e tyre si rezultat i kanosjes së këtij rreziku.
6 anëtarët e familjes Kola kërkojnë ndihmë nga pushteti lokal për mundësimin e një vendstrehimi të sigurtë për ta.
Sipas banorëve rikthimi i reshjeve do të provokonte rrëshqitjen e tokës çka do të thotë rrezik më i madh për këtë familje. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›