E Diel, 1 Nëntor 2026

Partitë politike nisin aktivitetet në prag të fushatës zgjedhore

Përfaqësuesit e qeverisë dhe partive politike kanë nisur aktivitete në prag të fushatës zgjedhore në prag të zgjedhjeve. Ministri Bode është ndalur në Korçë ndërsa kreu i PDS Milo ka vizituar Sarandën Ka shpallur kandidaturën e tij në Shkodër 

KORÇE/ TIRANE/ SARANDE- Ministri i Financave Ridvan Bode, vizitoi disa komuna të Poshnjes dhe Devollit. Në Hoçishte Bode deklaroi se investimet e qeverisë së tij janë 5 deri në 7 herë më të larta se ato të periudhës së socialistëve. Kurse në Zves dhe Poja, Bode tha se socialistët kanë frikë të ballafaqohen me dy qeverisjet.

“Edi Rama që mohon 18 vitet e Shqipërisë, nuk e ka sepse mohon përfitimet e tij nga të qënit prej 7 vitesh kryetar i Bashkisë, por kërkon një tymnajë të re, një këngë të re në avazin e dështimeve 8 vjeçare socialiste”- tha Bode.

Për herë të parë dy intelektualë rom do të kandidojnë në zgjedhjet e 28 qershorit në siglën e Partisë Demokristiane. Kreu i kësaj force Nard NDoka, gjatë prezantimit të përfaqësuesve të këtij komuniteti u shpreh se “Poli i Lirisë” do të jetë një koalicion për shtetin ligjorë që garanton pronën, të drejtat e njeriut dhe mundësitë dhe shanset e barabarta për të gjithë. Me këtë rast Nard Ndoka lajmëroi edhe kandidaturën e tij në qarkun e Shkodrës.

“PDK-ja, si parti e vlerave më të mira njerëzore, si parti e pëkushtuar për të drejtat dhe liritë e njeriut dhe barazinë midis njerëzve shpall sot bashkëpunimin elektoral me Shoqatën e Romëvë të Shqipërisë. Demagogjia e maxhorancës qeveruisëse në këtë fund mandati me buzëqeshje patetike, shtrëngime duarsh e deklarata shtypi nuk i shërben aspak këtij procesi dhe nuk i siguron këtij komuniteti përfaqësimin e merituar në politikë dhë në vendimarrje”- u shpreh kreu i PDK-së Ndoka në fjalën e tij.

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, zhvilloi disa në rrethet e Sarandës dhe të Delvinës midis të tjerave ai u tha të pranishmëve se shteti në Shqipëri duhet të bëjë politikë subvencionuese të favorshme për fermerët.

“Është qeveria ajo që duhet të mbrojë fermerët e vet për prodhimet bujqësore duke bërë politika subvencionuese. Këtu dallon një qeveri nga një tjetër. Një qeveri e djathtë siç është ajo që drejtohet sot nga Zoti Berisha nuk mund të përfaqësojë grupit sociale në nevojë”- tha Milo.

(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›