"Eagle" tarifa të ulta për punonjësit e administratës
Marrëveshja u firmos nga ministri Olldashi e drejtori i përgjithshëm i operatorit,Taskin. Të parët që do të përfitojnë nga kjo ofertë janë 96 mijë punonjës të 8 dikastereve.
TIRANE- Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi ka nënshkruar me drejtorin e përgjithshëm të operatorit Eagle Mobile, Ali Taskin marrëveshjen për ofrimin e shërbimit të telefonisë celulare për administratën publike.
Sipas kësaj marrëveshje, e gjithë administrata do të konsiderohet si një grup dhe tarifat brenda grupit do të jenë 5 lekë për minutë, 7 lekë për minutë drejt operatorëve të tjerë celularë dhe 25 lekë për minutë drejt rrjeteve ndërkombëtare.
Të parët që do të përfitojnë nga kjo ofertë janë 96 mijë punonjës të 8 dikastereve. Ndërkohë që oferta mbetet e hapur për të gjitha institucionet shtetërore
(s.g/BalkanWeb)