E Diel, 1 Nëntor 2026

Burrel, shkolla “Ilia Qiqi” kërkon ndryshimin e emrit

Sipas drejtorisë së shkollës, mësuesi gjirokastrit , Ilia Qiqi nuk ka patur një vdekje heroike por një vdekje natyrore dhe për këtë emri i tij nuk e justifikon parimin që emri i një shkolle, të përfshijë historinë e vendit, apo aktualitetin. 

BURREL- Një kërkesë e rrallë i është drejtuar Këshillit Bashkiak të qytetit të Burrelit , ku drejtoria e Shkollës 9 vjecare, kërkon, Ilia Qiqi kërkon ndërrimin e emrit të shkollës dhe zëvendësimin me një emër tjetër që të lidhet me vlerat e rrethit të Matit. Sipas drejtorisë së shkollës, mësuesi gjirokastrit , Ilia Qiqi nuk ka patur një vdekje heroike por një vdekje natyrore dhe për këtë emri i tij nuk e justifikon parimin që emri i një shkolle, të përfshijë historinë e vendit, ndryshimet apo aktualitetin.
Nga ana tjetër, bashkaia edhe pse e çuditur nga kjo kërkesë, ka premtuar se do ta shqyrtojë atë në mbledhjet e ardhshme të Këshillit Bashkiak.
Drejtoria e shkollës ka pranuar që shkolla të ketë cdo emër tjetër që lidhet me ngjarjet e mëdha të kombit, vetëm jo atë të mësuesit gjirokastrite që shkonte nga Gjirokastra në veri për të dhënë mësim.
(e.n/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›