Unaza e Kavajës, MPPTT heq licencën për 2 firma
Ministria e transporteve vendos heqjen e licensës për dy subjekte ndërtuese të cilat kanë shkelur afatet e punimeve në Unazën e Kavajës. MPPTT bën të ditur se do të vazhdojë të marrë masa drastike për të gjitha subjektet që nuk do të përmbushin detyrimet.
TIRANE- Ministria e transporteve vendos heqjen e licensës për dy subjekte ndërtuese të cilat kanë shkelur afatet e punimeve në Unazën e Kavajës. Ministria deklaron se dy subjektet që janë tashmë në listën e zezë, kanë shtyrë pa shkak dy herë punimet në këtë vepër.
MPPTT-ja i ka kërkuar Agjencisë së Prokurimit Publik përjashtimin e subjekteve Rubin Petrol dhe Alba Konstruksion nga prokurimet publike, futjen e tyre në listën e zezë, ashtu sikurse ka kërkuar nga Komisioni i Posaçëm i Dhënies së Licencave fillimin e procedurave për heqjen e licencave të këtyre subjekteve të ndërtimit.
Përmes një deklarate nga zëdhënësja e kësaj ministrie ,bëhet e ditur se, Ministria do të vazhdojë të marrë masa drastike dhe të dërgojë për penalizim të gjitha subjektet që nuk do të përmbushin detyrimet kontraktuale, si në shkeljen e afateve dhe në cilësinë e punimeve.
(e.n/Balkanweb)