Xhufi:Vendimi për "Marubi-n",me interesa të dyshimta ekonomike
Nënkryetari i LSI-së si dhe anëtari i Komisionit për Edukim dhe Arsim, Pëllumb Xhufi prezent në Akademinë e Filmit dhe Multimedias "Marubi" ku policia po përpiqet t'i nxjerrë jashtë nga godina, deklaroi se ky vendim është absurd dhe politik. "Është absurd vendimi për të nxjerrë jashtë nga godina këta studentë dhe drejtues, pasi akademia Marubi është e akredituar nga qeveria". Ky vendim sipas tij, "Është me interesa të dyshimta ekonomike, dhe nuk përjashton mundësinë që qëndrimi të jetë politik". Duke folur në emër të LSI-së, Xhufi deklaroi se kjo parti "Shpreh solidaritetin me studentët dhe petagogët për të denoncuar goditjet dhe qëndrimet anitkultirë të qeverisë si dhe të vetë ministrisë së Kulturës". Sipas Xhufit, ky rast i paprecedentë do të ketë jehonë negative në botë, pasi në këtë akademi janë bërë investime të huaja dhe janë bërë miq regjisorët më të njohur të botës.