E Diel, 1 Nëntor 2026

Burrel, tritol pranë shtëpisë së shefit të krimeve

Foro ilustruese / Arkiv

Një sasi e madhe tritoli ka shpërthyer në afërsi të banesës së shefit të krimeve të rënda, Sami Neli, në Burrel. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, kur të gjitha pjesëtaret e familjes Neli ishin brenda në shtëpi, por fatmirësisht nuk ka pasur të dëmtuar.

Sipas policisë, materiali eksploziv ishte vendosur rreth 5 metër nga banesa dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve. Pista kryesore është ajo e sulmit për shkak të detyrës.

Po sot, një shpërthim i ngjashëm ndodhi edhe në Fushë-Arrëz, ku banesa e Leonard Dodës pësoi dëme materiale, por pa të lënduar.  / G.N. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›