Riorganizimi, PS mbledh Asamblenë Kombëtare

Selia e PS
TIRANE- Partia Socialiste mbledh sot Asamblene Kombetare.
Mesohet se ne kete mbledhje do të analizohet ecuria e punës për zgjedhjet në 117 njësitë vendore në gjithë vendin.
Sipas axhendes se mbledhjes do të diskutohet në lidhje me përgatitjet e Partisë Socialiste për sfidën elektorale të vitit të ardhshëm, pasi është deklaruar se periudha deri në zgjedhje do të cilësohet një vit elektoral.