Berisha: Impiantet e ujërave të zeza do ta bëjnë bregdetin tonë më të pastrin në Mesdhe

Sali Berisha / Foto arkiv
Në mbledhjen e sotme të KRTRSH-së, kryeministri Berisha u shpreh se impianti i pastrimit të ujërave të zeza të kryeqytetit do të kompletojë ndërtimin e impianteve që do ti japin bregdetit shqiptar ujërat më të pastra të Mesdheut.
Qytetarët e Tiranës mençurisht zhbllokuan veten e tyre nga bllokadat e panjevojshme për ta. Ndërtimi i impiantit të ujërave të zeza për Tiranën kompleton ndërtimin e impianteve nga Velipoja në Ksamil. Në këtë mënyrë, ujërat e bregdetit shqiptar do të jenë ujërat më të pastra të Mesdheut. Me 14 impiante të ndërtuar bëhet e mundur një gjë e tillë:, tha Berisha.
Sipas tij, në këtë mënyrë do të ulet edhe ndotja e ujit, e cila është përgjegjëse për një sërë sëmundjesh. Shumë shpejt ne do të vendosim në Shqipëri ndër standartet më të mira të ndotjes së ujit, jetike për parandalimin e një sërë sëmundjesh. Një nga universitetet më të njohura në SHBA, fakton se mbi 40 për qind e vdekjeve janë rezultat i ndotjes së ambientit, u shpreh kryeministri. / G.N.