E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burrel, vranë kushërinjtë, burg pa afat për 3 vëllezërit

BURREL- Burg pa afat 3 vellezërve Barci, të cilët ekzekutuan 3 kushërinjtë e tyre dhe plagosen dy të tjerë natën e 14 gushtit.

Gjykata e Matit ka dhënë sot masën e sigurisë ndaj Dashamir, Valter dhe Durim Barcit, të cilët akuzohen për vrasjen e trefishtë në fshatin Frankth të komunës Komsi në Burrel.

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 20:30 të së dielës së shkuar dhe ajo ka pasur si motiv një konflikt pronësie.

Viktima të kësaj ngjarjeje mbetën 3 persona të një familjeje, Shaqir dhe Hamide Barci, burrë e grua, si dhe djali i tyre Bledari.

Ndërkaq kanë mbetur të plagosur dy djemtë e tjerë të ciftit Barci, Halidi dhe Gazmendi.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›