Familjare te minatoreve te Bulqizes protestojne tek rruga nacionale e Qafe Buallit
Familjarë të minatorëve të Bulqizës, kanë dalë në protestë duke bllokuar rrugën nacionale të Qafë Buallit. Në mbështetje të protestuesve janë bashkuar dhe minatorë nga Puka dhe Mirdita të cilët mbështesin 14 minatorëët grevistë të ngujuar prej 25 ditësh në ambjentet e brendshme të minierës së Bulqizës.
Forcat e policisë kanë mbërritur në Qafë Buall për të siguruar një lëvizje normale të automjeteve. Në ditën e 25 të grevës së urisë, 14 minatorët vijojnë të jenë të ngujuar në galerinë e minierës. Gjatë kësaj kohe specialistët nga Reparti i Inspektim Shpëtim Minierave kanë inspektuar ambjentet e brendshme të minierës dhe gjendjen në të cilën ndodhen grevistët.
Ndërkohë që nuk është arritur asnjë marrëveshje për sa u takon kërkesave të minatorëve për rritje page në masën 40 %, përmirësim të kushteve të punës si dhe ulje të moshës së pensionit. Firma koncesionare ACR, edhe pse ka deklaruar në disa media se është e gatshme të plotësojë kërkesat e minatorëve, ende nuk është arritur asnjë marrëveshje e cila do të mund t’i jepte fund grevës së urisë së minatorëve. 14 minatorët e ngujuar në galerinë e minierës janë të vendosur që të vijojnë me grevën e urisë deri në arritjen e një marrëveshje.
Firma koncesionare ka pranuar të rrisë pagën e minatorëve në masën 20 % dhe jo 40 % sic kërkohet nga minatorët. Nisur nga situata e grevistëve, METE ka urdhëruar ndërprerjen e punimeve në minierë të firmës së kromit ACR.