E Enjte, 5 Nëntor 2026

Burreli e Egnatia nuk falin, gabojnë Flamurtari e Korabi

Janë luajtur sot pesë sfida në Kategorinë e Parë, ku nuk munguan edhe surprizat. Në Grupin A, Burreli është shfaqur bindës në transfertën me Veleçikun, duke marrë një fitore me “poker”, 4-0. Një sfidë e ndezur ajo mes Vorës dhe Beslidhjes, fituar nga vendasit me rezultatin 2-1. Korabi është mundur në transfertë nga Oriku me rezultatin 1-0. Grupi A kryesohet nga Dinamo në kuotën e 20 pikëve, e cila do të zbresë në fushë nesër për tu ndeshur me Erzenin.

Në Grupin B, Egnatia ka marrë një fitore bindëse, 3-0 përballë Elbasanit. Pas një pjese të parë pa gola, të besuarit e trajnerit Gugash Magani kanë zgjidhur gjithçka në pjesën e dytë, një fitore që u krijon kushte komode në klasifikim: 18 pikë të grumbulluara, 4 pikë larg ndjekësit më të afërt, që është Besa. Në sfidën tjetër të këtij grupi të luajtur sot, Turbina ka arritur të marrë një fitore 1-0 përballë Flamurtarit, pavarësisht se luajti për 30 minuta me një lojtar më pak, Dos Santos u ndëshkua me karton të kuq.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›