E Diel, 1 Nëntor 2026

Milani, fitore me “aromë” Champions-i ndaj Genoa-s

Ishte një ndeshje e prapambetur dhe të gjithë në kampin kuqezi e gjuanin një trepikësh të sigurt, por në fakt edhe pse Milani triumfoi ndaj Genoas mbrëmjen e së mërkurës, sërish fitorja rezultoi tejet e vështirë dhe erdhi vetëm në minutat e shtesës.

Milanin fitoi 2-1 me Genoan, me një gol të shënuar nga kapiteni Romagnoli në minutën e dytë të shtesës.

Skuadra e drejtuar nga Gattuso, i cili rreshtoi sërish formacionin 4-4-2, me Higuain e Cutrone në majën e sulmit zhvilloi një ndeshje të kënaqshme.

Spanjolli Suso tregoi edhe njëherë tjetër se është lojtari më në formë te kuqezinjtë, duke shënuar që në minutën e katërt të takimit.

U mendua se Milani do të realizonte një goleadë në këtë ndeshje dhe gjithçka do të ishte e lehtë për ta për të marrë 3 pikët, por Genoa nuk u dorëzua, madje pjesa e mbetur në 45 minutat e para ishte e gjitha për ata.

Megjithatë pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me golin e Susos, ndërsa me të nisur pjesa e dytë, Milani do të pësonte një gol aksidental, me Romnagnolin që e devijoi topin i fundit drejt portës.

Milani tentoi me të gjitha mënyrat më pas për të gjetur golin e avantazhit, por ai erdhi në një aksion pa shumë pretendime në minutën e dytë të shtesës. Një largim topi në mënyrë të pasigurt nga portieri i Genoas, që deri në atë minutë kishte shpëtuar disa herë portën e tij, u shfrytëzua mjaft mirë nga Romagnoli, që goditi nga jashtë zonë duke ngritur peshë të pranishmit në “San Siro”.

Një gol me mjaft vlera ky i kapitenit, i cili e çoi Milanin në kuotën e 18 pikëve, në vendin e katërt në renditje, i cili nëse do të vazhdojë të mbahet nga skuadra e Gattusos do të ishte një objektiv i përmbushur dhe një biletë për Champions League. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

MUND TE LEXONI GJITHASHTU

Banderola me thirrje raciste, FSHF dënon Partizanin

Klubet angleze të futbollit nën hetim për pastrim parash

Interi tepër i fortë për Lacion, zikaltrit fitojnë 3-0 dhe fillojnë të ëndërrojnë

Perez nuk duron dot më, shkarkon Lopetegui, e zëvendëson me një ish

Skënderbeu rokadë me Partizanin, tifozët: 1 grek më pak, 1 bastard më pak

Një trajner çdo 144 ditë, “gripi spanjoll” kap edhe Lopeteguin

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›