E Diel, 1 Nëntor 2026

Burri dhunon gruan shtatzënëkërcënon se do djegë shtëpinë

 DURRES - Dhuna ndaj një gruaje shtatzënë i shtohet serisë së rasteve të dhunës ndaj gruas brenda në familje.

Asllan Hoxha, 34 vjeç është arrestuar pasi bashkëshortja e tij e denoncoi në polici.  Enkelejda Hoxha, shtatzënë dhe nënë e një vajze tjetër të mitur më të vogël se 2 vjeçe ishte bërë shpesh pre e dhunës së bashkëshortit. Sot në mëngjes, pas dhunës së fundit nuk ka duruar më dhe ka bërë denoncimin në polici.
 
Në momentin kur  policia ka shkuar të arrestojë në banesën e tyre 4 katëshe në lagjen nr 9 të Durrësit policia ka parë se 34 vjeçari kishte spërkatur banesën me lëndë djegëse dhe në dorë mbante një çakmak duke kërcënuar se do t’i vinte zjarrin banesës.

Policia ka arritur të bëjë neutralizimin e tij, ndërkohë që gruaja është shtruar në spital për të parandaluar ndonjë abort të mundshëm.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›