E Diel, 1 Nëntor 2026

Burri gjakos gruan në sy të gjyqtares dhe vajzës së mitur

Blerim Metaliaj dje në gjykatë pas ngjarjes

Tiranë, ngjarja pas nisjes së gjyqit, arrestohet 34-vjeçari.

TIRANE – Një 34-vjeçar ushtroi dhunë fizike dje mbi bashkëshorten e tij gjatë seancës së parë gjyqësore të divorcit mes të dyve. Ndonëse ndodhej në një nga zyrat e Gjykatës së Tiranës dhe përpara një gjyqtareje, Blerim Metaliaj goditi me grusht në fytyrë bashkëshorten e tij, në sy të vajzës së tyre të mitur. Gruaja mori një plagë të lehtë, por të gjakosur poshtë syrit të majtë. Të lajmëruar për situatën, punonjësit e policisë ndërhynë menjëherë, e ndaluan 34-vjeçarin në ambientet e Gjykatës dhe e shoqëruan atë për në Komisariatin e Policisë Nr.2.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›