E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani: Integrimi, duhet perkrahje me aktive



Ne kuader te punimeve te Sesionit te 67-te te Asamblese se Kombeve te Bashkuara, Presidenti i Republikes, Bujar Nishani ka zhvilluar 24 oret e fundit nje seri takimesh me drejtues te larte shtetesh, ku ra ne sy kerkesa e kreut te shtetit tek homologet kryesisht evropiane, per nje perkrahje me aktive te tyre ne drejtim te integrimit te vendit tone ne BE. Ne nje takim me Kryeministrin e Italise, Mario Monti, te dy bashkebiseduesit vleresuan marredheniet dypaleshe si te shkelqyera dhe ndane mendimin se ekzistojne mundesi te pashfrytezuara ne thellimin e bashkepunimit ekonomik. Presidenti i Republikes, pasi beri nje pershkrim te detajuar te arritjeve te Shqiperise ne zbatimin e reformave, vecanerisht te atyre qe lidhen me 12 prioritetet e Komisionit Evropian i kerkoi Kryeministrit Monti qe Italia te vazhdoje te luaje rolin e avokatit te integrimit te Shqiperise per fitimin e statusit te vendit kandidat. Monti pasi shprehu konsideraten e tij per rezultatet e reformave ne Shqiperi theksoi se Italia do te vazhdoje te luaje rolin e saj ne mbeshtetje te aspirates evropiane te Shqiperise.

Nishani pati takim dhe me Presidentin e Republikes se Sllovakise, Ivan Gasparovic. Takimi u perqendrua ne forcimin e marredhenieve dypaleshe, situaten ne rajon dhe procesin e integrimit evropian te Shqiperise dhe te rajonit te Ballkanit Perendimor. Nishani kerkoi nje ze me te forte te Sllovakise ne mbeshtetje te Shqiperise per te fituar statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian nga Shqiperia. Presidenti gjeti mirekuptimin e plote te homologut Gasparovic, ndaj kerkeses se tij qe Sllovakia te perkrahe me ze me te forte marrjen e statusit te vendit kandidat nga ana e Shqiperise.

Bashkepunimi dypalesh, situata ne rajon dhe integrimi evropian ishin gjithashtu ne qender te takimit te Presidentit te Republikes, Bujar Nishani me Kryeministrin e Republikes se Sllovenise, Janez Janša. Nishani mori garancine e z.Janša, se Sllovenia do te perkrahe ne menyre edhe me aktive kerkesen e Shqiperise per marrjen e statusit te vendit kandidat.

Presidenti i Bullgarise, Rosen Plevneliev gjate takimit me Nishanin shprehu bindjen se Shqiperia do te fitoje statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian dhe premtoi se Bullgaria dhe ai personalisht do te vazhdojne te mbeshtesin me force integrimin e Shqiperise ne BE.

Nishani po dje zhvilloi nje takim te shkurter edhe me Kryeministrin e Mbreterise se Butanit, Jigme Thinley, me te cilin shkembyen mendime per nisjen e dialogut mes dy vendeve me qellim vendosjen e marredhenieve diplomatike dhe forcimin e bashkepunimit ne interes te ndersjelle.

Nderkohe, gjate qendrimit ne New York, Nishani i shoqeruar nga Zonja e Pare, Odeta Nishani moren pjese ne takimin vjetor te Federates Panshqiptare ne Amerike "Vatra", ku ishte ftuar edhe delegacioni i Kosoves. Me heret Kryetari i Shtetit u takua edhe me perfaqesuesit e rrjetit shqiptar te profesionisteve dhe sipermarresve.

Kryetari i Shtetit shqiptar dhe Zonja e Pare, Odeta Nishani se bashku me Presidentin amerikan Barack Obama dhe bashkeshorten e tij, Michelle Obama ne pritjen e dhene per kreret e shteteve dhe te qeverive pjesemarres ne sesionin e 67-te te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›