E Diel, 1 Nëntor 2026

Enada Hoxha: Opera rebele e Bela Bartok, sfide shpirterore Izaura Ndoj

Rebele dhe plot pasion, na shfaqet gjate gjithe kohes ne prova. Opera e ndaluar hungareze, e cila vjen premiere ne skenen shqiptare ngjit primabalerinen Enada Hoxhen me nje rol teper guximtar. Ne nje interviste per "Koha Jone", Enada Hoxha rrefen punen intensive qe po bejne me operen e ndaluar te Bela Bartok, veshtiresite e rolit, karakterin e nje femre plot guxim, si dhe projektet ne vazhdim. Opera "Mandarini i mrekullueshem" eshte vene ne skene ne Hungari vetem pas vdekjes se Bartok dhe pas Luftes se II-te Boterore. Deri me sot, koreografia me e mire eshte bere nga Gyula Harangozo, ne 1956, ne vitin e Revolucionit Hungarez. Pas kesaj, baleti u be edhe me popullor, ne gjysmen e dyte te shekullit te 20-te, ajo u vu ne skene ne nje numer vendesh jashte Hungarise, dhe frymezoi koreografe si Maurice Bejart. "Koreografia e David Miklos Kerenyi eshte bere vetem per balerinet e Teatrit te Operes te Tiranes. Eshte nje gjuhe e fresket kercimi, dhe mesazhi kryesor i pjeses, rreth deshires dhe brishtesise njerezore eshte nje ure lidhese ngazelluese midis artit te kombit shqiptar dhe atij hungarez", - pohon koreografi David Miklos Kerenyi.

Enada, sapo ka nisur sezoni artistik dhe ju gjendeni mes premieres se baletit te ndaluar "Mandarini i mrekullueshem". Nje balet qe ju beson nje rol mjaft interesant?

Te gjitha shfaqjet qe prekin skenen shqiptare per here te pare eshte nje pergjegjesi e madhe dhe sigurisht duke qene se eshte nje shfaqje specifike, qofte nga permbajtja, qofte nga stili koreografik eshte nje shfaqje qe kerkon impenjim. Baleti me kater akte per mua si pjese e ketij baleti qe vjen premiere eshte nje pergjegjesi e dyfishte.

Ka qene e veshtire te merrni persiper per te interpretuar kapricot e nje prostitute mes kater djemve?

Ne kete shfaqje jam une mes kater cunave dhe sigurisht qe subjekti eshte i njohur ne jeten tone te perditshme, por ne balet nuk eshte vene ndonjehere. Historia nis me vajze e re "qe jam une", ku detyrohet nga tre vagabonde te tundoje meshkujt, te cilet ata mund t'i grabisin me pas. I pari qe vjen eshte nje zoteri i moshuar, i cili e pelqen vajzen, por nuk i jep asaj para. I dyti eshte nje student i ri, i cili gjithashtu po ia merr zemren vajzes, por endacaket i ndajne ata, ashtu edhe djaloshi nuk ka asnje kacidhe. Endacaket e detyrojne perseri vajzen e brishte te punoje, kur nje Kinez i pasur veren perleshjen. Ajo fillon kercimin saj terheqes, dhe zgjon deshiren e Mandarinit per trupin e saj te bukur femeror, por ajo eshte e ndryshme nga ai. Endacaket sulmojne, e plackitin, e zene per fyti, e qellojne dhe me pas perpiqen te vrasin burrin ne uje, por nuk arrijne. Ato nuk e mundin Mandarinin, ai gjithmone kthehet dhe sheh nga ajo me sy te deshiruar. Ne fund, ajo permbush deshiren e mandarinit, ku ai bie pa jete. Ne kete balet, "Mandarini i mrekullueshem", ne menyren simbolike, eshte i pavdekshem pavaresisht dhunes, dhe behet i vdekshem kur arrin te fitoje dashurine e kesaj vajze.

Mund ta cilesojme si sfide per ju kete balet, i cili vjen per here te pare ne skenen shqiptare?

U bene vite qe ne punojme, kercejme dhe kemi nje karriere te ngjeshur. Cdo projekt qe vjen pervec punes se madhe qe do te eshte eksperienca ajo qe ben te thjeshte cdo gje. Sigurisht, brenda mbetet pergjegjesia gjithmone, pasi nga roli ne rol ndryshon forma dhe karakteri i personazhit qe te besohet. Veshtiresite jane, pasi eshte nje gjuhe tjeter koreografike qe na sfidon ne skene, por mendoj se po ia dalim me sukses. Pervec gjuhes koreografike, nje tjeter komponent eshte muzika, e cila eshte mjaft moderne. Te gjithe keto komponente krijojne veshtiresine e vet, por bashkepunimi mes nesh po e ben me harmonik kete balet.

Ndryshe nga bashkepunimet e tjera, tani po punoni me nje fryme tjeter koreografike. Koreografia e David Miklos Kerenyi eshte bere enkas per balerinet e Teatrit te Operes te Tiranes...?

Kur punohet mes profesionisteve, ne punojme me nje gjuhe te perbashket. Ne flasim me gjuhen e levizjeve, keshtu qe cfaredo baleti qe te vije, qofte klasike apo moderne eshte gjuha e trupit tone qe komunikon me koreografin. "Mandarini i mrekullueshem", eshte nje gjuhe e fresket kercimi, dhe mesazhi kryesor i pjeses, rreth deshires dhe brishtesise njerezore eshte nje ure lidhese ngazelluese midis artit te kombit shqiptar dhe atij hungarez.

Cilat jane projektet qe do t'ju rikthejne ne skene?

Projektet e ardhshme do te jene lidhur me 100-vjetorin e Pavaresise. Pas nje mbremje gala kushtuar maestros Agron Aliaj qe na mungon, te gjitha shfaqjet do t'i dedikohen Jubileut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›