Shtohen rojet në Parqet Nacionale

Parqeve Nacionale i shtohen rojet që kujdesen për prerësit ilegal të drunjve. Krahas punonjësve të rregullt që mbikqyrin territoret e Parqeve Nacionale “Bjeshkët e Namuna” dhe “ Malet e Sharrit”, atyre u shtohen dhe rojet nga komunat që kufizohen me Parqet Nacionale.
Me këtë rast u nënshkrua Memorandumi i parë i mirëkuptimit ndërmjet ministrit të MMPH-së Dardan Gashi dhe kryetarit të Komunës së Suharekës Blerim Kuçi.
“Eshtë detyrë e të gjithëve ruajtja e këtyre pasurive natyrore. E ministrisë, e Komunave, por edhe e qytetarëve. T’i ruash pyjet nga shkatërrimi do të thotë se mendojmë edhe për fëmijët tanë që nuk kanë lindur ende. Vetëm kështu ata do të jenë mirënjohës ndaj nesh” – ka thënë ministri Gashi.
Ditëve në vazhdim pritet të nënshkruhen dhe memorandumet tjera ndërmjet MMPH-së dhe komunave që kufizohen me Parqet Nacionale që tashmë mbrohen me ligj të veçant./Indeksonline/