E Diel, 1 Nëntor 2026

Burri i dehur vret të shoqen në Laprakë. Policia: Shkak i sherrit, kushtet ekonomike

Një 36 vjeçare në Laprakë, Tiranë humbi jetën sot pasdite pasi u qëllua me thikë nga i shoqi.

Viktima është Rolanda Doku, 36 vjeç, vdiq pasi mbërriti në spital. Autori i krimit, i shoqi i saj Edmond Doku, 45 vjeç, është arrestuar nga policia.

Burimet bëjnë me dije se gruaja ishte në proces divorcimi nga i shoqi i saj. Ky i fundit ka mbërritur në shtëpi në gjendje të alkoolizuar dhe është grindur me bashkëshorten.

Policia dyshon se shkak i përplasjeve mes tyre ishin kushtet ekonomike.

Mendohet se për gruan kishte pasur një urdhër mbrojtje nga gjykata, por nuk dihet nëse ky urdhër kishte mbaruar si afat, apo jo.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›