E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëmben minorenen dhe e përdhunon gjithë natën në makinën e tij

Një 26 vjeçar nga Laçi është arrestuar pasi akuzohet se ka përdhunuar një minorene.

Kevert Tirtja nga fshati Zhejë i Kurbinit, e kishte pritur vajzën, e cila po kthehej për në pallatin e saj.

26 vjeçari e ka kapur me forcë 16- vjeçaren dhe e ka futur në makinën e tij nën kërcënimin e armës.

Më pas e ka ndaluar makinën në periferi të fshatit Gjormë dhe nën kërcënimin e armës ka bërë seks gjithë natën me gjimnazisten me inicialet E.GJ.

Në mëngjes, e ka sjellë vajzën dhe e ka lënë përpara pallatit të saj, duke e kërcënuar të mos tregonte se do e vriste.

Vajza e gjetur nën presionin e prindërve është hapur dhe ka treguar makthin e kaluar.

Pas denoncimit të saj, policia ka arritur të ndalojë Tirtjen. Policia ka sekuestruar edhe një armë automatike.

Ndaj Tirtjes rëndojnë akuzat e marrëdhënies seksuale me dhunë dhe armëmbajtjes pa leje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›