Burri i plagosur nga gruaja:Po ta dija që do më qëllonte, do e kisha hequr qafe më parë
Përparim Zaçellari, i cili u plagos nga bashkëshortja e tij, tashmë ka dalë nga reanimacioni dhe është vendosur në një dhomë në repartin e ortopedisë.Sipas tij, baskëshortja Leonora e kishte planifikuar krimin dhe donte ta vriste, pasi ishte xheloze.
Bashkëshortja ime ka qënë përgatitur që më parë për të kryer krimin. Erdhi nga puna dhe ndezi televizorin e dhomës së gjumit dhe ia ngriti zërin në maksimum. Unë isha në sallon, po shikoja TV. Vajza ishte ende në shkollë, ndërsa djali luante jashtë me shokët e tij. I kërkova t’i ulte zërin televizorit, por nuk m’u përgjigj, shprehet ai.
Më pas vijon të rrëfejë ngjarjen.
Erdhi në sallon dhe më gjuajti me pistoletë. Një plumb më vërshëlleu afër veshit, por nuk më kapi. Më qëlloi sërish, unë e pashë që u gjakosa dhe zbrita tej poshtë shkallët, kur mbërrita në katin e parë më ra të fikët. Mbaj mend që një herë arrita t’ia kapja armën, por isha plagosur dhe ajo më qëlloi sërish. Kur plumbi më preku nga pjesa e kofshëve u zvarrita deri poshtë shkallëve,tregon 38 vjeçari për GSH,teksa nënvizon se Po ta dija që do më qëllonte, do e kisha hequr qafe më parë.
Sipas tij armën ia kanë dhënë vëllezërit e saj.
“Unë mendoj që armën ia kanë dhënë vëllezërit e saj për të më vrarë. Ajo ka katër vëllezër, ka familjen e prindërve 150 metra më larg shtëpisë sime. Ajo e di ku e gjeti armën, se ne nuk kemi pasur në shtëpi. Me vëllezërit e saj kam pasur konflikt që kur iku nga shtëpia. Por ndoshta ka zënë edhe ndonjë dashnor që mund t’ia ketë dhënë për të më hequr mua qafe. Këtë ta zbulojë policia.”
Përparimi tregon se bashkëshortja ishte shumë xheloze, aq sa e detyroi te ndahej edhe nga prindërit./A.XH