E Diel, 1 Nëntor 2026

INTERVISTA/ Llalla: Serbia sdo lejohet të hetojë në Shqipëri. Sflas për 21 janarin dhe Gërdecin, janë në proces gjyqësor

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla- faqe 6Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Adriatik Llalla, në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën, tha se Serbia nuk do të lejohet të hetojë në Shqipëri për luftën çlirimtare të Kosovës. Sipas tij, gjatë hetimeve që kanë bërë hetuesit ndërkombëtarë, lidhur me dyshimet e ngritura për trafik organesh apo trafiqe të tjera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nuk u provua ose nuk rezultoi se ekzistonte një fakt i tillë në territorin e Shqipërisë.

Zoti Kryeprokuror, pyetja e përgjithshme dhe ajo që është me interes për të gjithë njerëzit, aq më tepër që Ju keni disa muaj, pra jo shumë kohë në këtë detyrë, është ecuria e punës në Prokurorinë e Përgjithshme. Ka pasur lëvizje, ka pasur ndryshime, rikthime në detyrë. Në tërësinë e tyre, a kanë përbërë problem të gjitha këto zhvillime, përfshi njohuritë që Ju keni marrë në takimet me prokurorët në rrethe?

Në muajt e parë të fillimit tim të detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, kam prezantuar disa nga prioritetet e punës sime përpara trupës së prokurorëve dhe opinionit publik. Një ndër prioritetet kryesore të punës do të jetë rritja e besimit të publikut tek institucioni i Prokurorisë. Kjo do të arrihet nëpërmjet futjes në trupën e prokurorëve të personave të aftë profesionalisht dhe të pastër moralisht, nëse do ta thoshim kështu. Gjatë kësaj periudhe konstatohet një rënie e theksuar e besimit të publikut tek institucionet e drejtësisë. Dhe, unë kam shpallur prioritet të punës time për të punuar, për të përmirësuar imazhin e këtyre institucioneve përballë opinionit. Gjatë kësaj periudhe unë kam inspektuar, kam kontrolluar prokuroritë e disa rretheve të Shqipërisë, ku kam konstatuar nga afër problemet, problematikat që hasin në punën e institucionit tonë; janë nxitur prokurorët që janë në pozicione të ndryshme, që të qarkullojnë, të lëvizin nga pozicionet aktuale, me synimin për të krijuar mundësinë që në këto pozicione të vijnë drejtues të rinj, prokurorë të arsimuar në Shkollën e Magjistraturës apo në shkolla të tjera. E gjitha kjo për faktin sepse tashmë krimi në Shqipëri, ashtu si kudo në botë, nis në një nivel tjetër të rritjes së tij, si në nivelin e korrupsionit, edhe në rastin e krimit të organizuar, çka e bën të vështirë që ky lloj kriminaliteti të hetohet nga trupa e prokurorëve, të cilët janë të arsimuar përpara vitit 90. Në këtë aspekt, kam synuar pra që në drejtim të çdo hetimi, të kryhen nga prokurorë që kanë përfunduar arsimimin pas viteve 90-të, kryesisht në perëndim dhe që njohin format e reja të hetimit. Lidhur me lëvizje të ndryshme që kam bërë në këto prokurori, janë përqendruar kryesisht në këtë fakt. Kurse, përsa i përket faktit të rikthimit në detyrë të disa prokurorëve. Janë vetëm 6 prokurorë që janë rikthyer në detyrë me vendim të Gjykatës së Apelit apo të Gjykatës së Lartë, çka është bërë pra në zbatim të këtyre vendimeve gjyqësore.

Kemi një raport të Këshillit të Europës, zoti kryeprokuror, të miratuar për senatorin zviceran, Dick Marty, pra me kërkesën e tij, për dyshime të ngritur për trafik organesh apo trafiqe të tjera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. A kemi ndonjë ecuri të hetimeve për këtë çështje?

Tashmë jemi të gjithë në dijeni të këtij fakti, që në territorin e Republikës së Shqipërisë, mbi pjesën e autoriteteve ndërkombëtare, janë kryer hetime nën mbikëqyrjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, pra janë kryer nga hetues ndërkombëtarë. Prokuroria shqiptare, në këtë rast, ka ofruar vetëm mbështetjen teknike dhe facilitetet (lehtësitë) e nevojshme hetuesve ndërkombëtarë që të kryejnë veprime verifikuese në territorin e vendit tonë. Me përfundimin e këtyre verifikimeve dhe kontrolleve si dhe të hetimeve të kryera nga ana jonë, nuk u provua ose nuk rezultoi se ekzistonte një fakt i tillë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Pra, nuk u provua që të kishim as transplant të organeve, as trafikim të qenieve njerëzore, krime seksuale apo arsye, për të cilat filluan këto hetime. Ashtu siç thashë edhe në fillim, siç jemi të gjithë në dijeni, edhe hetimi ndërkombëtar nuk ka rezultuar në ndonjë përfundim konkret.

Qeveria e Shqipërisë ka shprehur gatishmërinë për të qenë ndihmuese në këto hetime, për të cilat Ju sapo pohuat që e keni bërë, pra e keni ofruar këtë ndihmë. Nëse nuk gabojmë në kohë, rreth 3 vjet më parë, Beogradi kërkoi hetime në territorin e Shqipërisë, një kërkesë që u refuzua me arsyetimin që nuk mund të kryheshin hetime. A ka prirje, të vërejtura nga bisedimet e ndryshme që keni pasur Ju me partnerë, me homologë që Beogradi të bëjë përsëri një kërkesë, edhe njëherë tjetër të kësaj natyre?

Shqipëria është e hapur që të kryhen, të lejojë çdo lloj kontrolli, çdo lloj hetimi ndërkombëtar në territorin e shtetit të saj nëse ato janë të miratuara nga organizatat ndërkombëtare, OKB-ja apo institucione të tjera të këtij niveli. Ne nuk mund të lejojmë në territorin e Republikës së Shqipërisë, që të kryhen hetime nga një shtet tjetër pa miratimin e institucioneve ndërkombëtare, pa miratimin e OKB-së. Shqipëria është palë nënshkruese e disa konventave ndërkombëtare, në bazë të të cilave lejohet kryerja e hetimeve në territorin e vendit tonë, ashtu siç ne kemi të drejtë të kryejmë hetime në territorin e një shteti tjetër. Në rastin konkret, Beogradi kërkoi të kryente hetime me iniciativë në territorin e vendit tonë, pra ishte një hetim në mënyrë të njëanshme, diçka që nuk mund të lejohej jo vetëm për Beogradin, por as edhe për ndonjë shtet tjetër, pasi konsiderohet si e papranueshme. Pra, nuk mund të lejohet, sepse konsiderohet ndërhyrje në punët e brendshme të vendit tonë. Ky është parashikim i normave të të drejtës ndërkombëtare. E tillë është!

Zoti Llalla, në morinë e kësaj teme, me një sërë elementësh të nxjerrë, kujtojmë që nga Shqipëria ka pasur edhe ushtarakë edhe civilë që kanë ndihmuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht luftën çlirimtare të popullit shqiptar në Kosovë. A mendoni se ka pasur një, unë po i vë emrin dashakeqësi për shkak të mosnjohjes së elementëve ligjorë nga pala tjetër, pra nënkuptoj palën serbe, për ta etiketuar këtë lëvizje, qoftë për ushtarakët shqiptarë, qoftë për civilët? A e keni ndeshur gjatë diskutimeve të këtyre temave, këtë çështje?

Ne nuk kemi të

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›