I vetvaruri në komisariat, bashkëshortja:E vrau policia, inskenuan ngjarjen
Policia ka ushtruar dhunë mbi tim shoq , i cili ka qenë në gjendje të dehur. Rrahjet e tepërta dhe gjendja në të cilën gjendej im shoq, i kanë shkaktuar vdekjen. Ai nuk u ka rezistuar goditjeve në trup, pasi ka qenë i dobët fizikisht. Policisë u ka mbetur në dorë dhe për pasojë inskenuan versionin e vetëvrasjes. Ka shumë gjëra që më bëjnë të dyshoj- është shprehur e veja e Ndue Kolthit, ish-gardianit që u gjet i vetëvarur me 11 prill të këtij viti brenda Komisariatit nr.3.
Violeta i qëndron këtij versioni pasi sipas saj edhe shenja në fyt është inskenuar.
Po ta varësh një të vdekur shenja do ti mbetet në fyt.Nushi sytë i kishte mbyllur, sikur flinte gjumë.një njeri që varet sytë dhe goja i mbeten të hapura , ndërsa gjuha i del jashtë. Këto simptoma nuk ishin te Nushi. Jam 100% e sigurt që ngjarja është manipuluar nga policia- shprehet ajo.
Ajo fillon dhe nxjerr në pah edhe argument të tjera.
Hekurat ku pretendohet se ai ka varur veten,po ashtu siç tregohet edhe në foto nuk janë aq lart ,që të realizohet një veprim i tillë,pasi burri im ishte i gjatë dhe këmbët i mbërrinin në tokë. Kjo të sjell dyshimet se vetëvarja e tij mund të jetë sajuar nga policia. Një tjetër dyshim ka të bëjë me kamerat që ndodhen në atë dhomë. Në atë moment kur mendohet se burri im ka vrarë veten. Ato kanë qenë të fikura. Pse pikërisht në ato momente kanë qenë të fikura? Pse të gjithë heshtin për vdekjen e e burrit tim. Nuk do ta besoj kurrë se ai ka vrarë veten, nënvizon Violeta për gazetën Shqip.
Ajo pohon se kanë marrë një avokat për të zbardhur të vërtetën deri në fund./A.XH