Breshkat i japin fund martesës pas 115 vitesh (FOTO)
Një çift breshkash, që kanë qenë partnerë prej 115 vitesh, për fat të keq janë ndarë, duke i dhënë fund asaj që mund të jetë martesa më e gjatë mes kafshëve.
Të dashuruar prej shumë kohësh, breshkat gjigande Bibi dhe Poldi u ndanë pasi femra Bibi nisi të sulmonte mashkullin Poldi.
Ata kanë qenë bashkë që prej lindjes së tyre.
Ngjarja ndodhi në një kopsht zoologjik në Austri. Për arsye që askush nuk mund ti shpjegojë, ata të dy nuk e durojnë më njëri- tjetrin, madje as nuk duan ta shohin pranë, tha drejtoresha e kopshtit zoologjik.
Rojtarët e kopshtit zoologjik e kuptuan që diçka nuk shkonte kur Bibi i shqeu një pjesë të zhguallit Poldit. Tani ata druhen se po të qëndrojnë bashkë, do e vrasin njëri- tjetrin. Edhe pse përdorën afrodiziakë breshkash, sërish gjërat nuk funksionuan.


