E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burri masakron gruan per xhelozi

TIRAN - Krim per xhelozi ne mesnate burri i ngul kater thika gruas ndersa me pas ia fut vetes me thike ne qafe ndersa me pas goditet edhe nga i biri qe kishte degjuar e ka goditur ate me send te forte ne koke.

Nga ngjarja ka mbetur i plagosur rende dhe ndodhet ne reanimacion Hetem Fidani 50 vjec nga Kucova dhe banues ne rrugen e Qelqit ne Kombinat te Tiranes si dhe bashkeshortja e tij Esmeralda Fidani 46 vjece. Shkak per konfliktin mes tyre sipas burimeve te policise mendohet se eshte bere nje konflikt xhelozie mes dy bashkeshorteve pasi burri dyshonte se bashkeshortja e tij e tradhtonte.

Ngjarja ndodhi duke u gdhire dita e diel ndersa te dielen ne mbremje vone policia arrestoi ne flagrance ne spital bashkeshortin Hetem Fidani me akuzen e vrasjes se mbetur ne tentative me mjete te mprehta si dhe per djalin e tij Anderson Fidani 21 vjec i cili akuzohet per plagosje me dashje ne kushtet e tronditjes se rende psiqike.

Nje veprim te tille mesohet se 21-vjecari e ka kryer ne momentet qe ka pare se babai po godiste me thike te emen ndersa ajo kishte kerkuar ndihme ne mesnate.

Konflikti
Perplasja mes dy bashkeshorteve mesohet se ka nisur te ndodhte dy jave me pare pasi Hetemi nje shites ambulant fruta-perimesh ne tregun e Kombinatit kishte nisur te dyshonte se e shoqja e tradhtonte dhe kishte nje lidhje jashtemartesore. Te dielen ne mesnate ata nisen te grinden me fjale fillimisht ne dhomen e tyre dhe me pas ne hollin e jashtem te shtepise se tyre ne verande e cila ishte e mbyllur me xham.

Ne debat e siper me bashkeshorten 50-vjecari ka goditur me nje mjet preres thike ne trup bashkeshorten e tij Esmeralden. Kur u godit nga bashkeshorti i saj Esmeralda nisi te kerkoje ndihme dhe dy djemte qe ndodheshin ne dhomen e tyre te gjumit u zgjuan ndersa djali me i madh Andersoni doli ne holl per te pare cfare po ndodhte.

Ne kete kohe sipas burimeve Hetemi goditi veten me thike ne qafe duke mbetur i plagosur ndersa me pas eshte goditur edhe nga djali i tij qe pa nenen e tij te plagosur. Efektivet e komisariatit te policise nr. 6 qe ishin njoftuar per konfliktin mberriten menjehere ne vendin e ngjarjes dhe nisen ne drejtim Spitalit Ushtarak dy bashkeshortet e plagosur.

Me rende paraqitej gjendja e Hetem Fidanit sipas policise sepse ky kishte marre nje plage te rende ne qafe dhe kishte prere nje damar gjaku. Ai prej te dieles ndodhej ne Spitalin Ushtarak ne reanimacion ne gjendje te rende ndersa bashkeshortja e tij mesohet se ishte jashte rrezikut ne nje nga pavijonet e spitalit.

Policia mori deklarimet e dy djemve te familjes te cilet ishin deshmitare okulare te ngjarjes. Nga hetimi i kryer policia mesoi se konflikti kishte pasur si shkak nje perplasje per motive xhelozie dhe se kishte me teper se 10 dite qe kishte pasur perplasje mes tyre.

Ne vendin e ngjarjes ne cilesine e proves materiale hetuesit gjeten dhe bllokuan nje thike te njohur me emrin flutur te gjakosur ne te gjithe pjesen e saj nje dru ne forme binari te gjakosur gjithashtu si dhe sende te tjera ne cilesine e provave shkencore dhe materiale.

Policia tha se e arrestoi ne flagrance Hetem Fidanin 50 vjec me akuzen e vrasjes se mbetur ne tentative te bashkeshortes se tij Esmeralda. Djali i tyre Anderson Fidani do te ndiqet ne gjendje te lire per plagosjen e te atit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›