E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet super i kerkuari i denuar per vrasje

Tirane - Nje person i kerkuar nga Policia e Tiranes qe prej vitit 2002 pasi ishte denuar me 14 vite burg per krimin e vrasjes u arrestua dje nga njesia operacionale. Policia arrestoi edhe dy bashkepunetoret e tij per krimin e perkrahjes se autorit te krimit.

Naim Luli 47 vjecar banues ne ekreze te Kamzes u arrestua dje ne mesdite ne rrugen e Kavajes prane poliklinikes nr. 9 ne afersi te kryqezimit te 21 dhjetorit ku mesohet se po shkonte per te kryer nje vizite ekoje per zemren. Ne momentin e arrestimit efektivet e njesise operacionale i bllokuan atij nje arme pistolete TT e cila mesohet se ishte e mbushur e me fisheke ne goje.

Sipas burimeve te policise Luli kishte planifikuar te vizitohej ne Spitalin Ushtarak por ne momentet e fundit ndryshoi destinacion per te corientuar veprimet e punonjesve te policise qe e kishin nen vezhgim. Nderkaq ai dje si ne shume raste te tjera levizi me tri mjete dy vetura me targa te Tiranes dhe nje furgon me targa te Krujes te cilat i nderroi gjate rruges me qellim per tiu shmangur policise.

Dy nga mjetet e perdorura u bllokuan nga policia ndersa mesohet se u arrestuan edhe dy personat qe e ndihmonin nje prej te cileve quhej Pellumb Gjoka dhe ishte fqinj me Lulin ne ekreze. Burimet e policise thane dje per Shekulli-n se ndjekja e policise nisi ne afersi te baneses se tij ku ne disa raste policia kishte deshtuar per te kryer arrestimin e tij.

Pasi policia ndoqi Lulin jashte Kamzes ku ndihej i sigurt priti deri sa ai te ndalonte perfundimisht ndersa here pas here nderroi veturat. Kur mberriti ne afersi te poliklinikes se 21 dhjetorit ai zbriti nga furgoni me targa te Krujes ndersa me pare levizi me dy vetura Mercedez- Benz. Ne kete moment policia ndaloi ate dhe fqinjin e tij Pellumb Gjoka si dhe nje person tjeter me te cilin ai shoqerohej.

Te dyve policia iu vuri prangat ndersa Lulit i gjeti nje pistolete. E kam se me duhet. Kam hallet e mia - iu tha oficereve Naim Luli 47 vjec pas arrestimit. Ai ishte i kerkuar nga policia e kryeqytetit me akuzen e vrasjes dhe per kete krim u denua me 8 shkurt te vitit 2006. Sipas policise Luli me 5 maj te vitit 2002 vrau me automatik ne Zallherr Astrit Canin.

Vrasja mesohet se kishte ndodhur pas nje konflikti me Canin per motive banale. Gjate kesaj kohe mesohet se Luli ka pasur ne pronesi nje restorant peshku Albavia ne zonen e Kamzes ne rrugen e ekrezes te cilin e punonin te afermit e tij.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›