E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr te spitali numer 5

Panorame e trishte dhe gati e frikshme te ofrohet sapo i afrohesh pavionit te Neurokirurgjise ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza ku nje zjarr ka perfshire ne oret e para te mengjesit dy dhoma te reaminacionit ne spitalin Nr. 5 ne QSUT.

Zjarri ka shkrumbuar gjithcka ne ate pavion qe deri dje ne darke mbahej si shembull i nje sherbimi modern fale rikonstruksionit qe u perurua vetem pak jave me pare. Ndersa personeli mjekesor dhe pacientet shprehin trishtimin tyre e per ngjarjen e ndodhur burimet zyrtare te drejtorise se QSUT-se pohuan se ne baze te te dhenave paraprake duket se zjarri mund te jete shkaktuar nga nje shkendije elektrike.

Pamje lufte ne spital
Lutemi qe askush te mos hyje ne pavionin ku ka rene zjarri. Ky eshte urdher nga drejtoria. Keshtu shprehet roja ne hyrjen kryesore te spitalit te Neurokirurgjise duke mos lejuar askend te afrohet ne pavionin e shkrumbuar. Por per ne ne fakt mjaftoi nje hyrje tjeter nga pas e cila nuk ruhej me polic privat per te pare realisht ate cfare kishte ndodhur.

Mure te nxira xhama te thyer dyshemeja e zeze nga shkrumbi oriendi dhe aparatura te djegura dhe gjithandej nje ere e padureushme. Pamja qe te ofrohet duket si ne ndonje kohe lufte ku asgje nuk i ka shpetuar dot zjarrit. Ndersa punonjesit te cilet ne i gjetem duket pastruar me aq sa mundeshin ishin me te pafuqishem se kurre me pare.

Pamjet flasin vete. Ju po e shikoni se zjarri nuk ka lene asgje. Te gjitha jane shkrumbuar edhe aparaturat e shtrenjta. Shyqyr Zotit te pakten nuk kishte deme ne njerez se ky zjarr nuk do te kursente askend- tha njeri nga punonjesit e spitalit.

Paniku ne njerez
Panik dhe frike mes pacienteve dhe personelit Fatmiresisht nderhyrja e zjarrfikesve ka bere qe flaket te shuhen shpejt pa shkaktuar te lenduar por vetem deme materiale. Nderkohe qe jane evakuar dhe te semuret te cilet ndodheshin ne afersi te ketyre dy dhomave. Disa prej tyre jane sistemuar ne spitalin e Neurologjise por semundja e rende nuk i lejon ata te flasin dhe ne mundemi te shkepusim vetem imazhet e tyre te lidhura me aparature.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ne dy dhomat e katit te dyte te pavionit te neurologjise ka pasur si shkak nje shkendije elektrike. Sapo degjuam per ngjarjen e rende erdhem menjehere per te pare se cfare ka ndodhur. U trishtuam kur pame se fare prane te afermeve tane zjarri ka shkrumbuar gjithcka. Mund te ishin shkrumbuar edhe njerezit tane. Kjo eshte e tmerrshme pohon njeri nga te afermit e pacienteve.

Kushtoi 3.5 milione dollare
Ky spital tashme i shkrumbuar u perurua nga vete kryeministri Sali Berisha pak jave me pare. Kjo godine e sherbimit te Neurokirurgjise u rikonstruktua fale nje buxheti me vlere 3.5 milion dollare sipas te gjitha normave spitalore te Bashkimit Evropian.

Ky ishte edhe njoftimi zyrtar per rikonstruksionin e kesaj godine tashme te shkaterruar ndoshta nga vetem nje shkendije elektrike fakt ky qe ve ne pikepyetje te gjithe sistemin e sigurise ne spitalet shqiptare.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›