E Diel, 1 Nëntor 2026

Burri vret gruan në mes të Tiranës, e godet me thikë për motive xhelozie

vend-krimi-0,-vrasje-lTiranë- Një grua është vrarë nga burri i saj paraditen e sotme në rrugën Tefta Tashko në Tiranë.

Viktima është Valbona Çarçani, e ditëlindjes 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, si pasojë e goditjes disa herë me thikë nga burri i saj.

Sipas dëshmitarëve të ngjarjes çiftit ka nisur të debatojë e më pas ka nisur një konflikt fizik mes tyre. Në këto momente burri ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur mbi katër herë Valbonën.

Autori Genci Çarçani, 48 vjeç, është arrestuar nga policia pak metra nga vendi i ngjarjes dhe hetimet po vazhdojnë. Ata kanë dy vajza të rritura, teksa mësohet se jetonin me qera në zonë pas kthimit nga emigracioni në Itali. Çifti ishte në proces ndarje në gjykatë.

Çifti jetonte vetëm pak metra nga vendi i ngjarjes. Autori me thikë në dorë është larguar drejt ATSH-së dhe ka refuzuar thirrjen e policisë për të ndaluar. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie, burri dyshonte e gruaja prej muajsh e tradhëtonte.

Lajm në përditësim…

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›