E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e 20-vjeçares bashkë me foshnjen, familjarët: Na thanë pësoi atak, duam hetim

LEZHË- "Ajo iu dhimbs gurit dhe drurit moj bijë…". Që në hyrje të fshatit, kjo ishte fjalia e vetme që dëgjonim në çdo hap që hidhnim drejt banesës së 20-vjeçares shtatzënë që vdiq në spitalin e Lezhës. Në shtëpinë e familjes Imeri, që ndodhet pak metra larg rrugës kryesore në hyrje të fshatit Shullaz të rrethit Kurbin, ka pllakosur zia. 

Gratë e veshura me të zeza përloten në çdo fjalë që thonë për vdekjen e Lorenës, nuses së shtëpisë, e cila shkoi në spital për të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, por për fatin e keq, gjeti vdekjen bashkë më foshnjën. 

“Prisnim të na sillte në jetë nipin tonë, nuk e prisnim që ajo të vdiste”. Fatmir Imeri, vjehrri i Lorenës, 20- vjeçares që humbi jetën në
duart e mjekëve të spitalit të Lezhës, rrëfen për “GSH” momentet e fundit të nuses së djalit, teksa e shoqëroi nga shtëpia drejt spitalit të Laçit e mandej të Lezhës, prej nuk mundi të dilte më e gjallë.

 “Kemi dyshimet tona, por drejtësia të veprojë dhe të zbardhë ngjarjen”, thotë Fatmiri…

Ngjarja
Kur ndodhi?
Para katër ditësh ndërroi jetë në maternitetin e Lezhës 20-vjeçarja Lorena Imeri.
Çfarë ndodhi?
Familja Imeri e dërgoi nusen e shtëpisë në maternitet për të lindur, por pas kësaj 20- vjeçarja ndërroi jetë për shkaqe që ende nuk janë të qarta. Mjekët thonë se shkaku i vdekjes së të resë ishin rrahjet e dobëta të zemrës foshnjës në barkun e nënës.
Cilat janë akuzat?
Babai dhe nëna e Lorena Imerit menjëherë pas ngjarjes kanë akuzuar mjekët dhe spitalin për vdekjen e vajzës së tyre, ndërsa vjehrri dhe vjehrra e 20-vjeçares nuk kanë akuza të drejtpërdrejta mbi personelin mjekësor.

(Intervista e plote e familjareve sot ne GazetaShqiptare) 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›