E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, burri vret me thikëgruan pas sherrit në rrugë

TIRANE- Një krim i rëndë ndodhi sot paradite, kur bashkëshorti goditi me thikë gruan e tij në mes të rrugës. Ngjarja u shënua në rrugën “Tefta Tashko”, pas shkollës ‘Ismail Qemali’ rreth orës 10:00 .

Viktima  është Valbona Çarçani.

Pas krimit autori Genci Çarçani ka tentuar të largohet por është arrestuar nga policia.

Gazetari ynë Arsen Rusta nga vendi i ngjarjes informon se çifti kishte vite që kishte jetuar në Udine të Italisë por kohët e fundit jetonin në një banesë në rrugën "Mine Peza". 

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thonë se mes çiftit ka pasur një konflikt verbal dhe më pas bashkëshorti e ka goditur 3 herë me thikë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.  
Prokuroria e Krimeve të Rënda mori nën hetim vrasjen. Pista e parë e hetimit është ajo e vrasjes për shkak të xhelozisë.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›