E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bursa italiane

Ministria e Arsimit bëri të ditur dje se Universiteti i Pavias në Itali akordon për shtetasit e huaj të vendeve në zhvillim 3 (tri) bursa për studime pasuniversitare 10-mujore në Universitetin e Pavias ose në Institutin për Studime të Avancuara të Pavias (IUSS), në periudhën 15 shtator 2010 deri më 15 qershor 2011. Bursa e studimit financohet nga fondacioni Fund for Cooperation & Knowledge in and out of Pavia dhe parashikon mbulimin e të gjitha shpenzimeve të udhëtimit vajtje-ardhje, shpenzimet e akomodimit dhe të ushqimit, shpenzimet për vizën konsullore, si dhe shpenzimet për siguracionin shëndetësor. Financimi për bursën e studimit dhe përzgjedhja e studentëve menaxhohen nga një komitet i përbërë me studentë, profesorë, zyrtarë të Universitetit të Pavias dhe një përfaqësues nga Drejtoria e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit në Ministrinë e Punëve të Jashtme Italiane, sipas njoftimit. Për një informacion më të hollësishëm lidhur me llojin e bursave që ofrohen, mënyrën e plotësimit të formularit të aplikimit si dhe të përgatitjes së dokumentacionit nga aplikanti, referojuni adresës së mëposhtme të internetit: Web:http://www.unipv.eu/on-line/Home.html Email: andrea.pichelli@unipv.it, - bën të ditur MASH.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›