E Shtunë, 31 Tetor 2026

Andropauza, meshkujt shqiptarë, të painformuar

Meshkujt gjithnjë e më shumë po preken nga andropauza, që njihet ndryshe si kriza e moshës së mesme. Por ndryshe nga femrat, të cilat kanë informacion për menopauzën, 97% e meshkujve të pyetur nuk dinë asgjë për andropauzën. Studimi më i fundit i Institutit të Shëndetit Publik tregon se meshkujt nga mosha 30 vjeç kanë një ulje të testosteronit me 10% për çdo dekadë. Moshat minimale janë 30 vjeç dhe ato maksimale 80 vjeç. Simptomat janë plogështi, këputje, probleme me gjumin dhe me aktivitetin seksual, - u shpreh Lumturi Mërkuri. Mjekët shprehen se meshkujt mund të mjekohen përmes hormoneve. Terapia sjell përmirësim të humorit, ulje të nervozizmit, përmirësim të cilësisë së gjumit dhe jetës seksuale si dhe rritje të masës muskulare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›