Bursa studentëve romë për të vazhduar universitetin
Fatma Azemi është një 19-vjeçare, pjesë e komunitetit romë që pavarësisht peripecive dhe paragjykimeve ka vendosur të hyjë në auditorin e univeristetit. E për të ardhur deri këtu, për të nuk ka qënë fortë e lehtë. Në fakt ajo është një nga të paktat nga komuniteti romë që ka sfiduar qoftë varfërinë, qoftë realitetin që e pret në auditor.
19-vjeçares për ta realizuar cilklin e plotë të shkollimit, domosdorisht i është dashur ndihma e shtetit në formën e një burse për të përballuar koston e dijenxënies.
Për Fatmën dhe të tjerë të rinj nga komuniteti romë, ministria e punës ka zgjedhur një fomë mbështetjeje financiare nëpërmjet bursave që edhe ata të jenë të barabartë në garën e arsimimit në Shqipëri. Por për kreun e ministrisë së Punës Spiro Ksera, shifrat e romëve në fakultet janë jo aq inkurajuese.