E Diel, 1 Nëntor 2026

Agjencitë e huaja: Shqiptarët druhen se vendi do kthehet në kosh plehrash

Share

Pas një debati maratonë dje në Kuvend për miratimin e ligjit për importin e mbetjeve, sot dita ka nisur qetësisht, pa asnjë deklaratë për këtë çështje. Megjithatë, mediat e huaja kanë raportuar për ligjin e mbetjeve, duke theksuar sidomos çështjen e importit të plehrave. Nga Reuters, tek Evropa e Lirë- versioni anglisht deri tek Xinhua kineze kanë shkruar për shqetësimin e ambientalistëve shqiptarë se vendi do kthehet në kosh plehrash. Ambientalistët shqiptarë druhen se Shqipëria do kthehet në kosh plehrash për mbeturinat problematike të jugut të Italisë. Ata kanë frikë se me ligjin e ri materialet toksike do hyjnë në vend për shkak të kontrollit të dobët dhe korrupsionit, shkruan Reuters. Agjencia citon Ina Shehajn nga Kuvendi Civil, i cili ka dorëzuar një propozim për ndalimin e importit të plehrave për 20 vite. Duke marrë në konsideratë marrëdhëniet mes politikanëve shqiptarë dhe mafias, Kuvendi Civil propozon amendimin e ligjit për të ndaluar importin e plehrave për 20 vite, thotë Ina Shehaj për Reuters.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›